Gjendet një mjet i pashpërthyer në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Mitrovicë

Më: 25 prill 2022 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Në rrugën “Sami Gashi” në Mitrovicë, në orët e mbrëmjes, është gjetur një mjet i pashpërthyer.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili nuk ka dhënë detaje të tjera për momentin në lidhje me rastin.

“Në orët e mbrëmjes është raportuar se në rrugën ‘Sami Gashi’ në Mitrovicë, është hasë në një mjet të pashpërthyer.

Me rastin po merren njësitet përkatëse policore”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat