Policia e Kosovës ka njoftuar se tri ditë më parë është zhdukur një femër në Gjilan.
Rastin e ka raportuar vëllai i saj.
Sipas ankuesit e njëjta ka probleme me depresionin dhe se largimin nga shtëpia e ka përsëritur edhe më parë.
Ndërsa, rasti është duke u hetuar.
“Gjilan, 23.04.2022 – 02:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij, kosovare, është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet se ku mund të ketë shkuar. Sipas ankuesit ajo ka probleme me depresionin dhe këtë gjë e ka përsëritur edhe me parë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.