Katër persona janë arrestuar në Kozaricë të Obiliqit dje, pasi e kishin sulmuar fizikisht një person tjetër për shkak të një mosmarrëveshje.
Në raportin e policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Tek njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një thikë.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.