Një shtetase e Maqedonisë ka njoftuar policinë se i është djegur vetura në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë.
Ajo dyshon tek ish i dashuri, pasi që edhe më herët i njëjti ia kishte djegur nja veturë tjetër.
“Rasti është duke u hetuar”, njofton më tej policia.