Në Ferizaj arrestohen dy persona, ishin në kërkim nga policia

Kronikë e zezë

Në Ferizaj arrestohen dy persona, ishin në kërkim nga policia

Më: 27 prill 2022 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Dy persona në kërkim të policisë, të dyshuar për veprat penale vjedhje dhe dhunë në familje, janë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “njësia për realizimin e urdhëresave të gjykatës nga stacioni policor në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 06:10 në Ferizaj, në dy lokacione të ndara kanë arrestuar dy persona  me inicialet ,  R.H (M/K), 45  vjeçar dhe I.I ( M/K) i moshës 43 vjeçar”.

“Ata ishin të kërkuar në bazë të urdhëresave së Gjykatës Themelore në Ferizaj  për veprat penale ‘vjedhje’ dhe ‘dhunë në familje’’’, thuhet në njoftim.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohen në vuajtje të dënimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat