Një person (nxënës) është arrestuar pasi në oborrin e shkollës ka penguar dhe më pas ka sulmuar drejtoreshën e shkollës, e cila ishte duke kryer disa aktivitete me disa nxënës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:50 në fshatin Kçiq, në Mitrovicë.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (nxënës), pasi që në oborrin e shkollë ka penguar dhe më pas ka sulmuar drejtoreshën e shkollës viktimën femër kosovare e cili ishte duke kryer disa aktivitete me disa nxënës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.