Dy të lënduar nga aksidenti në Duhël

Kronikë e zezë

Dy të lënduar nga aksidenti në Duhël

Më: 27 prill 2022 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë -Duhel në kilometrin e 33-të.

Këtë e bëri të ditur Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”,ka thënë Kelani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat