Një person është ndaluar nga policia në aeroportin “Adem Jashari”.
Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari në valixhen e tij kishte poseduar një kuti me 47 fishekë cal 9mm.
Fishekët janë konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt,
Njoftimi:
Aeroporti Adem Jashari 28.04.2022 – 09:00. Është ndaluar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti në valixhen e tij në shkuarje në aeroport kishte poseduar një kuti me 47 fishekë cal 9mm. Fishekët janë konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.