Një pronar moteli në fshatin Shupkovc të Mitrovicës është kërcënuar nga një klient, të cilin e kishte dëbuar.
Pronari i motelit e dëboi klientin për shkak se nuk kishe respektuar “rendin e motelit”.
Policia thotë se nuk kanë arritur të gjejnë të dyshuarin, por rasti vijon të hetohet.
“Ankuesi mashkull kosovar pronar i një moteli ka raportuar se është kërcënuar përmes telefonit nga një klient i dyshuar mashkull kosovar të cilin e kishin dëbuar nga moteli pasi i dyshuari nuk ka respektuar rendin e motelit. Është njoftuar prokurori, i dyshuari nuk është takuar nga policia. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi policia.