Policia në Vushtrri dje ka arrestuar një person.
I njëjti ka therur me thikë një mashkull pas një zënke që kishin, viktima është në spital dhe jashtë rrezikut për jetë.
“Rr. Tirana, Vushtrri 29.04.2022 – 17:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është therur me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar pasi kishin një zënkë mes vete.
Viktima gjendet në spital për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe pasi intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë