Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se një femër është ankuar se është kanosur nga nipi i saj, djalit të vëllait.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas ores 23.00.
I dyshuari është arrestuar.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Fushë Kosovë, 01.05.2022-23:35. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur nga djali i vëllait të saj, i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është dërguar ne mbajtje./Bota sot