Një rast i dhunës në familje në Fushë Kosovë është raportuar pas mesnatës nga një 43-vjeçare e cila ka deklaruar se një familjar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.
Sinjali ka mësuar se viktima e ka denoncuar djalin e vëllait të saj, A.B., 33-vjeçar i cili sipas saj e ka kërcënuar në gjuhën gjermane, duke bërtitur me zë të lartë pas një mosmarrëveshje që kishte me të.
Për shkak të frikës dhe shqetësimit, ajo e ka raportuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se edhe më parë kanë ndodhur raste të njëjta mes tyre.
Policia është vënë në lëvizje dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili me urdhër të prokurores kujdestare është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është kthyer në banesë.