Aksident në Dubovë të Pejës, pesë të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Dubovë të Pejës, pesë të lënduar

Më: 3 maj 2022 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Pesë persona janë lënduar në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sot në orët e pasditës në fshatin Dubovë të Pejës, k janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:30, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Dubovë të Pejës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, derisa lëndime kanë marrë pesë persona”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se kanë ndodhur 68 aksidente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat