Policët e stacionit në Kaçanik sot kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet R.T (M/K), i moshës 35 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve ’’, me dënim burgimi prej 120 ditëve.
Sipas njoftimit, pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj thotë se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.