Babë e bir sulmojnë një femër në Ferizaj

Kronikë e zezë

Babë e bir sulmojnë një femër në Ferizaj

Më: 7 maj 2022 Në ora: 09:02
Ilustrim

Dy persona (babë e bir) janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht një femër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 21:00 në fshatin Komogllavë, në Ferizaj.

Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Ndërkaq, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e birë) nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat