Njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar kontroll në nëntë barnatore ku edhe kanë gjetur barna/medikamente të kontrabanduara nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Sipas komunikatës së doganës, lokacionet se ku janë gjetur janë në Graçanicë, Ranilluk, Shtërpcë, si dhe vende të tjera.
Te gjashtë (6) subjekte është hasur ne 1000 artikuj produkte farmaceutikë / barna te kontrabanduara.
Të gjitha produktet janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse.