Pesë persona në Istog dje kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë.
Siç njofton Policia katër nga të dyshuarit janë arrestuar, kurse i pesti ndodhet në arrati.
Ndërkohë, që viktimat kanë marrë trajtim mjekësorë.
“08.05.2022-02:00-04:00. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që janë sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë. Katër prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje . Një prej tyre gjenden në arrati”, njofton Policia.