Një person ka raportuar se ka vërejtur në person mashkull të shtrirë në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur të hënën, rreth orës 19:55.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.