Një grua është arrestuar në fshatin Zhur të Prizrenit, dje pasi e kishte sulmuar një grua tjetër.
Në raportin e policisë thuhet se viktima është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një thikë si dëshmi materiale.
E dyshuara me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.