​Një fëmijë në Skënderaj godet me veturë 4-vjeçaren, i shkakton lëndime të rënda

Kronikë e zezë

​Një fëmijë në Skënderaj godet me veturë 4-vjeçaren, i shkakton lëndime të rënda

Më: 11 maj 2022 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Një fëmijë katërvjeçar është shkelë dje nga një veturë me targa të huaja në Lubovec të Skënderajt, me ç’rast i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në QKUK.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vetura drejtohej nga një fëmijë.

Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë dhe sipas stafit mjekësor gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat