Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit S.D.
Nën dyshimet e bazuara se ka kryer veprën penale sulm seksual.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda është e bazuar dhe e argumentuar në këtë fazë të procedurës.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.