Policia e Kosovës në raportin e saj ka raportuar se dy persona babë e djalë kanë mbetur të plagosur mbrëmë nga një sulm me thikë.
Viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK. Sipas Policisë deri tek rasti ka ardhur, pasi djali i viktimës kishte probleme me disa persona.
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. Arben Xheladini, Prishtinë, 11.05.2022 – 19:30. Dy viktimat meshkuj kosovarë (babë e djalë) janë sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Deri te rasti ka ardhur pasi djali i viktimës kishte problem me disa persona.