Policia në Kamenicë e ka arrestuar një person, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe vëllait të tij.
Sipas familjarëve, i dyshuari vuan nga sëmundja mendore.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore.
Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.