Policia e Kosovës në koordinim me autoritetet e drejtësisë ka ndërmarr veprimet e nevojshme, pasi dyshohet se në vitin 2021 pronari dhe personi i autorizuar i një biznesi kanë përfituar tenderë nga institucionet e Kosovës pa i plotësuar kriteret.
Në njoftim të policisë, thuhet se pas hetimeve është vërtetuar se të dyshuarit kanë paraqitur si referenca në dosjet e tenderëve në vitin 2021, referenca të cilt nuk i kanë fare të deklaruara qarkullimin në ATK dhe qarkullimin Bankar të Falsifikuar në një bankë.
Vlera e tenderëve, sipas policisë, sillet rreth 100 mijë euro ndërsa të dyshuarit akuzohen për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”.
“Më datë 12.05.2022, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, respektivisht sektorin e financave janë paraqitur për intervistim në cilësinë e të dyshuarve personat me iniciale (S.D. dhe A.D.)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit, policia bën të ditur se njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri për shkaqe shëndetësore është dërguar për trajtim në përkujdesje mjekësore në sigurim të policisë.