Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se ka arrestuar një mashkull në fshatin Nekoc të Gllogocit.
I njëjti sipas hetimeve policore kishte inskenuar rrëmbimin e tij dhe është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Nekoc, Gllogoc 12.05.2022 – 19:42. Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të pa njohur i kanë rrëmbyer djali e saj.
Njësia përkatëse policor pas hetimit kanë arrit të gjejnë viktimë dhe i njëjti është arrestuar si i dyshuari pasi që kishte inskenuar ngjarje.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e PK-së.