Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy të dyshuar në Pejë, një femër shtetase e Shqipërisë dhe mashkull kosovar pasi që të njëjtit nën këmbim të parave kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Siç njofton policia i dyshuari mashkull me vendim të prokurorit është dërguar në gjykatë.
Kurse, e dyshuara pasi që ka masë ndalese për hyrje në Republikën e Kosovës është depërtuar në Republikën e Shqipërisë.
“Rr. At Shtjefën Gjeqovi, Pejë 12.05.2022 – 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një femër shtetase e Shqipërisë dhe mashkull kosovar pasi që të njëjtit nën këmbim të parave kanë kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në gjykatë ndërsa e dyshuara pasi që ka masë ndalese për hyrje në Republikën e Kosovës është depërtuar në Republikën e Shqipërisë”, njofton PK-ja.
Rasti po hetohet si “Marrje me prostitucion”