Patrulla e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në Dragash ka ndaluar një veturë pa targa të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollimit dhe verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se i dyshuari ka bërë shmangie nga obligimet doganore.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet.
Ndërsa vetura të sekuestruar dhe dërgohet në Doganën e Kosovës për procedim te mëtutjeshëm.