Një aksident me pasojë vdekje është shënuar në fshatin Fierseman.
Makina tip "Ford", ka dalë nga rruga dhe si pasojë raportohet se ka humbur jetën Dioran Dervishi.
"Sot rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman, shtetasi D. D., 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip "Ford", ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë."
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.