Një 38 vjeçar është arrestuar sot në Sarandë.
38-vjeçari me automjetin tip “Citroën” i ka përplasur automjetin tip "Toyota" një shtetasi tjetër dhe më pas ka qëlluar me gurë duke i thyer xhamin e automjetit.
Mbi 38 vjeçarin, rëndojnë veprat penale "Moskallëzimi i krimit", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Vetëgjyqësia", njofton policia.
Ngjarja ka ndodhur afërsi të portit të vjetër, në lagjen nr.4, Sarandë.
Gjithashtu është arrestuar dhe një person i cili e ka parë ngjarjen por nuk ka treguar.