Ky është 17 vjeçari që humbi jetën sot në Divlakë të Lipjanit
Argjend Mena është 17 vjeçari i cili humbi jetën sot në fshatin Divlakë të Lipjanit.
Këtë e ka konfimruar edhe mjeku kujdestar në Dr. Feriz Bytyqi i cili tha se viktimës nuk i është vërejtur ndonjë shenjë dhune.
Dhe se për të konfirmuar se si ka ardhur deri te vdekja është duke u marrë Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Mjeku kujdestar reagon pas vdekjes së 17 vjeçarit në Komoran
Një 17 vjeçar ka vdekur sot, ndërsa i njëjti raportohet të jetë dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.
E pas kësaj ngjarje ka reaguar mjeku kujdestar në këtë QKMF, Dr.Feriz Bytyqi.
Ai tha se vdekja e të riut ishte dhimbje e përgjegjësi edhe për stafin shëndetësor.
Doktor Bytyqi theksoi se kanë bërë të pamundurën, por se nuk arritën ta shpëtonin atë.
“Ndarja nga jeta në moshën 17 vjeçare e të riut nga Lipjani Argjend Mena, jo vetëm që ishtë një goditje e rëndë për familjen e të dashurit e tij, por ishte edhe një dhimbje dhe përgjegjësi edhe për ne si staf shëndetësor. Ku përkundër masave tona mjekësore për të bërë të pamundurën të mundur, shpirti i i tij u ngjit lartë për tek Poseduesi e Krijuesi Absolut, Atij i qofshim falë. Zoti të mëshiroftë ty o engjull, e të pafshim një ditë duke u kënaqur atje lartë në Parajsë tek Zoti yt”, ka shkruar ai.
Ndryshe sipas raportimeve të para, i riu humbi jetën në fshatin Divlakë të Komunës së Lipjanit, derisa ishte duke qëndruar për vizitë te dajtë.
Vdes një 17 vjeçar nga Komorani
Një i ri ka humur jetën në fshatin Divlakë të Lipjanit, të dielën, derisa ishte duke qëndruar për vizitë te dajtë e tij.
Viktima, i cili thuhet se ishte diku rreth 17 vjeç, është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran rreth orës 14 e 40.
Ku edhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij.