Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës. Bëhet e ditur se një person ka pësuar lëndime të rënda trupore derisa është therrur me thikë.
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 15.05.2022-18:20 Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme, është sulmuar fizikisht (therrë me thikë) nga një i dyshuar mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK.