Një qytetare e Kosovës ka raportuar në polici se është dhunuar nga bashkëshorti dhe më pas e ka detyruar të largohet nga shtëpia.
Viktima është dërguar më pas në strehimore dhe i dyshuari në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 15.05.2022-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke të çastit që kishte pasur me bashkëshorten e tij kosovare e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me shuplakë si dhe e kishte detyruar atë që të dilte nga shtëpia. Viktima është dërguar në strehimore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.