Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar B.P (42 vjeçar), i cili po kërkohej me urdhëresë të gjykatës, për organizim të bixhozit të paligjshëm.
Përmes një njoftimi, policia njofton se njësitet policore në Vushtrri, në orët e paradites së të martës, kanë arrestuar të dyshuarin, për të cilin kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata kompetente.
“Mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari B. P., 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit gjykata kompetente i kishte lëshuar urdhëresë për veprën penale “Organizim i skemave piramidale”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit prej gjashtë muajsh.