Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjë të Istogut.
Policia njofton se viktima femër nga Kosova ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së tij dhe nga aty i kanë vjedhur një pistoletë, stoli ari, një llaptop, tre telefona celular dhe para të gatshme.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet.
Kështu bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.