Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 13:20 në Krushë të Madhe në komunën e Rahovecit.
I dyshuari mashkull nga Kosova derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër nga Kosova.
Asaj i ka shkaktuar lëndime trupore.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.