Policia e Kosovës e ka ndaluar në Leposaviq të dyshuarin mashkull shtetas të Serbisë, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer vepra penale, duke tentuar që përmes rrugëve alternative të futet në territorin e Kosovës.
Sipas policisë, të njëjtit gjatë kontrollit në veturë i janë gjetur 300 zogj pulas.
Në konsultim me prokurorin ato janë dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë.
Ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt