Një 46 vjeçare është vrarë dje në via Dario Campana në Rimin, nga ish-patneri i saj ndërsa vajza e tij 27-vjeçare u plagos lehtë.
46-vjeçarja u godit 21 herë me thikë duke marrë një goditje vdekjepriurëse në shpinë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pasi gruaja i ka bërë të ditur atij se nuk dëshiron ta vijojë më tej lidhjen me të.
Vajza e burrit ishte e pranishme dhe u përpoq të mbronte zonjën por nuk ja arriti.
Thika e përdorur nga 54-vjeçari ishte një thikë kuzhine.
Tashmë trupa gjyqësore do të jap vendimin për burrin i cili i mori jetën 46 vjeçares.