Një person i dyshuar është arrestuar dje në rrugën “Muharrem Feja”, në Prishtinë.
I njëjti sipas raportit 24 orësh të Policisë, është kapur në flagrancë duke vjedhur në një market.
“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë, 20.05.2022-18:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është kapur në flagrancë nga sigurimi duke vjedhur në market.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.