Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij.
Sipas raportit të policisë viktimat kanë pranuar tretman mjekësor kurse, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë .