Ludian Zaimi, efektivi i policisë që vrau me armë zjarri kolegun e tij mbrëmjen e sotme në ambientet e Komisariatit numër 3 në Tiranë kishte vetëm një vit e gjysmë që ishte rreshtuar krah uniformave blu.
Ndërkohë nga ana tjetër Panorama.al mëson se viktima Çaush Saliasi, kishte mbi 20 vite në polici.
Mësohet se para shkrepjes së armës ka ndodhur një konflikt banal mes autorit e viktimës.
Pas sherrit, autori Zaimi i ka shkrepur armën në drejtim të kolegut të tij Çaush Saliasi i cili ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.