Inxhinieri i firmës që po rikostruktonte pallatin në Milot, ku humbi jetën gjatë punës një 34-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë.
Mondi Turhani, i cili u arrestua nga policia pas ngjarjes, u njoh këtë të premte me masën e sigurisë në Gjykatën e Kurbinit.
Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Olti Skrame e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 55-vjeçarit dhe vendosi masën e sigurisë "detyrim paraqitje" ashtu siç kishte kërkuar prokurori Arben Nika.
Vijon...