Përmes operacionit policor të koduar “Avalon”, janë sekuestruar 16 paisje elektronike që shërbenin për gjenerimin e kriptomonedhave virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Si rezultat i operacionit është shpallur në kërkim poseduesi i pajisjeve 21-vjeçari Jetmir Mehja dhe është vënë në pranga bashkëpunëtori i tij 43 vjeçari Elvis Mehja.
Gjithashtu Fatjon Bengu punonjës i OSHEE është proceduar në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë "C" në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.