Një automjeti në Vlorë i është vendosur lëndë plasëse. Policia bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:55, në lagjen “Pavarësia”, në një automjet tip “Audi”.
Makina është në pronësi të 31-vjeçarit Ermal Kasa, banues në Elbasan.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale. Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, duket se automjeti është dëmtuar në pjesën e parme si pasojë e shpërthimit.
Nuk dihen motivet e autorit/ve, ndërsa policia po heton për zbardhjen e rrethanave.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/May/30/auto_g1-2-640x3721653890682.jpg)