Të shtëna me armë zjarri pati mbrëmë në Vushtrri.
Si pasojë e kësaj një person është plagosur.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar personin e dyshimtë në këtë rast.
Po ashtu bëhet e ditur se njësiti policor nga vendi i ngjarjes ka konfiskuar katër gëzhoja dhe me pas kanë sekuestruar një armë-revole nga i dyshuari, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Tutje, në raport bëhet me dije se, një predhë e plumbit ka rënë në dritare të një shtëpie, ku përveç dëmtimit të dritares, nuk ka pasur pasoja në njerëz.
Po ashtu shtohet se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë, e më pas është dërguar në QKUK nga ku është liruar.
Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit.
“VRASJE NË TENTATIVË. Rr. Hamdi Krasniqi, Vushtrri 30.05.2022 – 21:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar duke e plagosur në të dy këmbët. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja e më pas nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole e cila dyshohet se është përdorur në rast. Gjithashtu një predhë e plumbit ka rënë në dritaren e një shtëpie, por përveç dëmtimit të dritares pasoja në njerëz nuk ka pasur. Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrie e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë nga ku është liruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.