Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen, ku një automjet ka përplasur një fëmijë 10-vjeçar.
I mituri ka qenë duke kaluar rrugën në afërsi të fshatit Fang, në momentin kur është përplasur nga makina.
10-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tij.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku është bërë i mundur dhe ndalimi i drejtuesit të mjetit, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.