Policët e stacionit në Ferizaj njoftojnë se sot në fshatin Dubravë të kësaj komune kanë arrestuar një person 47-vjeçar me inicialet A.D, i cili ishte i kërkuar nga ta.
Në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, thuhet se ai ishte i kërkuar për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë ’’.
Ku më parë ishte dënuar me burgimi prej një viti.
Nga zyra e informimit të policisë bëjnë të ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.