Një femër në Zubin Potok ka sulmuar një tjetër.
Si pasojë e kësaj, viktima ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin është intervistuar e dyshuara si dhe një dëshmitar.
“Zubin Potok, 01.06.2022-16:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima si pasojë e lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është intervistuar e dyshuara si dhe një dëshmitar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raport.