Një person në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur.
Rastin në Polici e ka lajmëruar bashkëshortja e tij.
Policia, ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“Leposaviq, 02.06.2022-21:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tyre të mitur. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.