Në fshatin Ozdrim të Pejës ka ndodhur më herët një vetaksident.
Një veturë është rrotulluar dhe ka bllokuar qarkullimin në njërën nga rrugët e fshatit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njësitet policore, teksa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast.
Vetaksidenti është shoqëruar me dëme të konsiderueshme materiale.