Vetëm brenda katër muajve të vitit 2022, Policia e Kosovës ka konfiskuar 462 armë dhe 6 mijë municione pa leje.
“Gjatë periudhës janar-prill të këtij viti janë konfiskuar 462 armë dhe 6 mijë municion pa leje”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Të pyetur se në cilat rajone të vendit janë konfiksuar më shumë armë, nga Policia nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.
Por, pse po vazhdojnë qytetarët e vendit të posedojnë armë pa leje?